Pas paralajmërimeve të Prokurorisë speciale për hetime të përforcuara dhe rasteve të reja që ka hapur, VMRO-DPMNE dëshiron që me procedurë të shpejtë të ndryshojë Ligjin për procedurë penale me të cilin të akuzuarve u jepet afat më të madh për mbrojtje si dhe mundësi për marrëveshje me prokurorët.

Propozimi për ndryshim të këti jligji është pranuar në kuvend, ndërsa e propozon deputetja e VMRO-DPMNE-së Svetllana Jakimovsksa dhe deputeti i BDI-së, Musa Ibrahimi, raporton Libertas.

“Gjatë informimit në bazë të nenit 2, mbrojtja ka të drejtë që në afat prej 90-të ditë të përgatitë mbrojtjen, në përputhje me nenet 305 dhe 311 të këtij ligji”thuhet në sqarimin në propozimet për ndryshim të këtij ligji. Me këtë afati prej 15 ditë për mbrojtjen zgjatet në 90 ditë.
Propozohet që të ketë mundësi ligjore që edhe para ngritjes së padisë të ketë mundësi të marrëveshjes me të akuzuarin.

Para marrjes së propozimit për ngritjen e padisë mund të zbatohen rregullat e shqiptimit të vendimit në bazë të marrëveshjes mes prokurorit publik dhe të akuzuarit në rrjedhë të procesit paraprak”, thuhet në ndryshimet e propozuara nëligjin për padi penale.