Rita qe një kohë është duke qëndruar në Los Angelos, duke magjepsur të gjithë në shumë ngjarje në të cilat ajo po merr pjesë duke rritur edhe më shumë famën e saj në SHBA

Por, Rita Ora të enjten është fotografuar me një grup shokësh të pa njohur për mediat, në restorantin Zinque në West Hollywood.

25 vjeçarja shihet duke kaluar çaste shumë “miqësore” me një mashkull misterioz, derisa ata hynë në restorant.

Ai i kishte vënë dorën përreth qafës, ndërsa ajo ia kishte kapur dorën tjetër. Me këtë pamje ata dukeshin shumë të afërt dhe kaq mjaftoi që mediat të dyshojnë për një lidhje të re të saj.