Jesse Lingard është duke e vonuar nënshkrimin e kontratës së re me Manchester United.

23 vjecari është i vendosur të qëndrojë në Old Trafford, me klubin që synon po ashtu ta mbajë në radhët e veta.

Por këshilltarët e tij janë duke i kërkuar që të mos e nënshkruajë ende kontratën, me shpresë të përmirësimit të kushteve financiare të saj.