PPD po  vazhdon të jetë një subjekt i skandaleve të mëtutjeshme që po ndodhin mes grupeve të vogla që po frekuentojnë këtë parti minore, që dikur ishte bartësja e pluralizmit politik në Maqedoni. Përbrenda një viti e gjysmë grupet e vogla të kësaj partie, fillimisht të bashkuara dhe më pas të përçara kanë formuar kongrese dhe mbledhje të ndryshme, duke akuzuar njëra tjetrën, dhe duke pretenduar se ato janë bartës të nismave të vërteta për udhëheqjen e PPD-së.

Në vazhdën e kësaj ishte edhe një kongres i ashtuquajtur ku u zgjodh kryetari i ri Faton Aliti, djali i ish-kryetarit të ndjerë Abdurrahman Aliti.

Aliti theksoi se do të angazhohet që me sinqeritet dhe transparencë të luajë rolin e opozitës së zëshme për të çuar proceset përpara. Por disa orë më vonë ka reaguar Nexhat Bexheti, kryetar i PPD-së, i cili përmes vendimit të Gjykatës së Tetovës ka treguar se ai disponon vulat dhe vendimin zyrtar si bartës i PPD-së. Bexheti ka akuzuar për mashtrim dhe falsifikim Alitin, duke theksuar se këta individë me një grup njerëzish po mashtrojnë opinionin. /ina