Disa media në Shkup shkruajnë se, kreu i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, u prit si burrë shteti në Greqi, por ne nje reagim te tijin ne Facebook historiani Arben Llalla mendon ndryshe.

Sipas tij, “nëse është pritur si burrë shteti Ali  Ahmeti në cilin himn u përkul atë sllavo-maqedonas apo grek sepse himni shqiptar nuk u luajtë gjatë pritjes”.

“Gazetarët e Zhurnalit në Shkup shkruajnë se Ali Ahmeti u prit si burrë shteti në Greqi nga kufiri deri në Athinë, por është vërteta është se nga kufiri i Maqedonisë e deri në Athinë janë rreth 470 km dhe nuk besoj se ka udhëtuar Aliu me makinë. Aliu udhëtoj me aeroplan. Gafa tjetër është se nëse është pritur si burrë shteti Ali Ahmeti në cilin Himn u përkul atë sllavo-maqedonas apo grek sepse Himni shqiptar nuk u luajtë gjatë pritjes. Nuk duhet të gënjejmë apo të jemi kaq servila për pushtetin dhe eurot”, shkruan Llalla ne Facebook, raporton Albeu.com.

Më pas, historiani dhe publicisti shqiptar reagon edhe ndaj atyre që mundi ti thoshte Ali Ahmeti ministrit greknë Athinë.

“z.Kotzias unë kam një kërkesë xhenlimente për ju. Në Selanik ndodhet shtëpia e bamirësit, politikanit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtinës, do të ishte nder nëse vendoset një pllakatë përkujtimore me qëllimin e mirë që turistët e shumtë shqiptar që vizitojnë qytetin e Selanikut mundet ta vizitojnë edhe këtë ndërtesë ku ka jetuar prej shumë vitesh Hasan Bej Prishtina. Sot jetojmë në botën e ndërtimit të paqes, lëvizje të lirë të qytetarëve, në një Evropë pa kufi.

Ja, këtë mundej Ali  Ahmeti ti kërkonte ministriti grek, por… gjithë ka një POR. Thonë se Kali i Shemës nuk e këshilloj tja thoshte grekut këtë mendim”, vijon reagimin e tij Arben Llalla. ahmeti-kotzias1