Vetëm pak orë më parë, një zjarr i rëndë ka pushtuar sërish Londrën.

Kësaj here, ka rënë në zonën e quajtur “Camden Market”, e cila është një nga atraksionet turistike më të preferuara të vendit.

Më shumë se 70 zjarrfikës, kanë shkuar menjëherë atje për të normalizuar gjendjen.

Nga njoftimet e para është bërë me dije se 3 kate dhe tarraca e një ndërtese janë përfshirë pothuajse krejtësisht në flakë.

Përsa i përket të lënduarve, ende nuk ka asnjë informacion.