Emrimi i Xhelal Bajramit ish zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme të RM si prokuror në prokurorinë e Rëpublikan të RM është një tentim i rradhës për të politizuar prokurorinë dhe për ta rënuar edhe më tej sistemin e drejtësisë, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.”Emrimi i personave politik në gjykata dhe prokurori  është një shkelje e rëndë ndaj sistemit të pavararur të drejtësisë. Gjatë periudhës së tij si zv Ministër i MVR-së ndodhën shumë akcione policore ndaj shqiptarëve, kujtojmë opinionin shqiptar  konferencën për shtyp të Gordana Jankullovskës së bashku me zv Ministrin e asaj kohe Xhelil Bajrami të cilët thyen parimin e prezumimit të pafajsisë duke i shpallur fajtor dhe vrasës të dyshuarit e rastit të Mostrës  pa e dhënë drejtësia verdiktin e saj. Emrimi tjetër i Dilaver Bekteshit si prokuror në Prokurorinë e lartë i cili nga pozita e anëtarit të këshillit të prokurorëve të RM zgjidhet prokuror në Prokurorinë e lartë të shkupit është një keqpërdorim i pozitës dhe konflikt interesi.   Poashtu nëpërmjet këtij reagimi i bëjmë me dije edhe Ministrit të drejtësisë z.Valdet Xhaferi, se sukses i tij dhe i partisë së tij do të ishtë nëse emronin shqiptar të dëshmuar dhe të pavarur  në ato gjykata dhe prokurori dhe jo ti rehabilitojnë ish funksionarët e dështuar politik.

Poashtu LR- PDSH, vlerëson se edhe zgjedhja e Anita Topalova – Isajlovska si zëvendëse e Marko Zvrlevskit, përndryshe bashkëshorte e zëvendës Ministrit të Punëve të jashtme Ilija Isajlovski paraqet një nepotizëm klasik dhe konflikt të interesave.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, që ti analizoj këto përpjekje dasha keqe për të kapur edhe më shumë dhe politizuar  sistemin e drejtësisë dhe më pas për të vënë në shërbim për ta mbrojtur vetëvehten për krimet e bëra”, thuhet me tej në reagim. 

¤fol.mk