Kuvendi pasdite me 35 vota “për”,  pa të përmbajtur dhe “47 kundër” nuk e miratoi Propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Që të pranohet propozimi, për të cilin debatohej pesë ditë, nevojitej  shumica e dy të tretave. Propozimi ishte parashtruar nga deputetët e opozitës të cilët u kundërshtuan në vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për abolimin, e cila më vonë ishte tërhequr.

Sipas opozitës, Ivanov duhet të revokohet, e ka keqpërdorur pozitën dhe ka shkelur shumë dispozita ligjore dhe institucionale. Nga VMRO-DPMNE-ja edhe pse nuk e kanë pranuar vendimin e Ivanovit, konsiderojnë se ajo ka qenë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Deputetët në debatin e pasdites i përsëritën pozitat e tyre, por folën edhe për tema lidhur me rastin për transport të nxënësve në Strumicë,  për tubimet e mbrëmshme të LQMM-së dhe sonte e “Protestoj” për rastin “Trasnporter”.

Në pjesën e parë të seancës së sotme deputetët e LSDM-së dhe BDI-së theksuan se presidenti duhet të mbajë përgjegjësi për faljen dhe duhet të revokohet, derisa sërish deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësuan se iniciativa e opozitës është e pabazë.

Paraprakisht komisioni kuvendor për vlerësim të arsyeshmërisë për ngritje të përgjegjësisë së presidentit e vlerësoi Propozimin si të pabazë.