E dimë që BDI ka “humbur kontaktin” me popullin, por çdo ditë e më shumë po na bindin se kanë “humbur kontaktin” edhe me Zotin…

Është për të ardhur keq, që në kohë rreshjesh dhe fatkeqësish natyrore, Likovasit duhet të drejtohen për ndihmë te një kryetar komune si Sadulla Duraku, të cilit nuk i interesojnë as fatkeqsitë, as mbrojtja nga to, as halli i likovasve.

Vërshimet vijnë nga natyra, por dëmi bëhet nga mos-marrja e masave preventive dhe mos-interesimi i faktorit njeri, në këtë rast, përgjegjësia bie mbi kryetarin e komunës së Likovës, Sadulla Duraku i cili duhet të përgjigjet në disa pyetje:

A ka Plan Urbanistik të detajuar Komuna që drejtoni ju?

A keni plan për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore?

A ka paraparë buxhet për Mbrojtje nga këto fatkeqësi dhe sanimet e dëmeve?

Kë e keni udhëheqës te Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore?

A keni bërë ndonjëherë gjatë qeverisjes suaj plan për pastrimin e shtretërve të lumenjve që gjenden në territorin e Komunës së Likoves?… A dini sa është numri i këtyre lumenjve?…