Partitë jashtëparlamentare shqiptare LR-PDSH dhe BESA ishin të pranishme në ditëlindjen e parë të partisë UNITETI. Evenimenti për këtë rast u mbajt në Hotel Kontinental në Shkup, sot nĕ ora 13. Kryetari i BESËS Bilall Kasami dhe nënkryetari i LR-PDSH-së Agon Ferati të shoqĕruar nga delegacione të partive të tyre, si dhe përfaqësues të partive tjera shqiptare dhe maqedonase, përfaqësues të përfaqësive diplomatike në vend, analistë, përfaqësues të mediave… dhe strukturat udhëheqëse të UNITETIT, së bashku festuan ditëlindjen e parë të partisë më të re në vendi, në krye të së cilës është Gjeneral Gëzim Ostreni./FAKTE.Net