Prokuroria Speciale ka përgaditur dosjen edhe kundër gazetarit dhe kryeredaktorit të televizionit proqeveritar TV Sitel, Dragan Pavlloviq – Llatas, për përfitime shumëmilionëshe nga fondet qeveritare.

Në një bisedë telefonike mes sekretarit të përgjithshëm të qeverisë së Maqedonisë, Kiril Bozhinovskit dhe kryeredaktorit të Televizionit, Dragan Pavlloviç- Llatas ndëgjohet se të gjitha shpalljet kalojnë përmes firmës së Llatasit me emrin Total Marketing, njofton dokaz.

Të gjitha marrëveshjet bëhen me njeriun më të besueshëm të kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Llatasi me Bozhinovskin bëjnë plane që të bëhet pagesa e faturave edhe nga instutucionet e shtetit edhe nga firmat private si Rade Koncar dhe Rutko.

Për këtë rast Prokuroria Speciale Publike, ka përgatitur një dokument gjyqësor ku dyshohet keqpërdorimi i buxhetit publik