SHKARKOHET KRYETARI I PPD-s  NEXHAT BEXHETI  NË  MBLEDHJEN  E  KUVENDIT QENDROR,  ME   38  NGA   GJITHËSEJT  57  VOTA TË KUVENDARËVE 

 Ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Esat Arsllani.
 “Ju informojmë se në mbledhjen e sotme të Kuvendit Qendror të PPD-së,ku ishin prezent 38 nga gjthësejtë 57 anëtar të Kuvendit Qendror u sollën këta vendime:
 1. Iu votua mosbesim Kryetarit të Partisë Nexhat Bexheti
 2. Me Partinë do të udhëheq Kryesia Qendrore me në krye si ushtrues detyre Kryetar Partie deri në Kongres z.Esat Arsllani-Nënkryetari i deritanishëm nga njësia nr.5
 3. Kongresi caktohet të mbahet në Janar të vitit 2016.”, thuhet në kumtesën e PPD-së.
 
Ndërkaq , i menjëhershëm ishte edhe   demanti i Kryetarit të PPD-s ,  Nexhat Bexhetit i cili në një reagimin  në emër të Kryetarit të PPD-s  thotë:
 
PARTIA PER PROSPERITET DEMOKRATIK E INFORMON OPINIONIN E GJERE PUBLIK  SE SOT PPD NUK KA MBAJTUR ASNJE KUVEND QENDROR
 
Sipas asaj që lexojmë në mjetet e informimit publik njëfarë kuvendi paskan mbajtur një grup dilinxhinjësh politik me në kryes Shenasi Adilin një person i falimentuar dhe Faton Alitin, (persona tashmë të përjashtuar nga PPD nga ana e këshillit mbykqirës), djali i ish liderit të PPD-s Abdurahman Alitit gjatë kohës së të cilit PPD e humbi reputacionin e saj dhe u shëndrua në parti mëhalle. 
Dhe ky ishte fundi i PPD-s
E njoftojmë opinionin publik dhe anëtarësinë se synimi parësor i këtij grupi është shkatërimi definitiv i PPD-s dhe kthimi i kohëve kur një pjesë e vogël e ish udhëheqjes politike të PPD-s përqafonin Gligorovin me rastin e  sjelljes së kushtetutës antishqiptare dhe me sehir i shikonin skenat e tymit dhe barutit që policia i përdorte  ndaj shqiptarëve të   pafajshëm në rastet Bit pazar , Ladorisht, Gostivar dhe Recicë e Vogël vetëm e vetëm se i kërkonin të drejtat e tyre kombëtare dhe shkollim në gjuhën amtare.
Kjo PPD e re e regjistruar me mund dhe me procese policore dhe gjygjësore dhe e shantazhuar nga persona që janë në shërbim të partive të huaja nuk do të tolerojë asnjëhere skema të tilla dhe nuk do të lejojë të shkelet dinjiteti kombëtar  shqiptar.Njëherit  njoftojm opinionin se kundër  keqpërdoruesve të llogos së PPD-s dhe Kryetarit të saj do të ngrihet padi penale , thuhet në demantin e Kryetarit Nexhat Bexheti.