Gjatë ditës së sotme, me rastin e ditës së themelimit të ARM-së , Lëvizja Për Reforma – PDSH, mbajti pres konferencë për media me ç’rast kritikoi qeverinë për numrin e ulët të Shqiptarëve në ARM.

//Në vazhdim e keni të plotë tekstin e konferencës së sotme për media mbajtur nga shefi i departamentit të mbrojtjes së LR-PDSH-së Taip Jusufi:

Të nderuar qytetarë, të respektuar përfaqësues të mjeteve të informimit. Më lejoni që me rastin e Ditës së ARM-së 18 Gushti, në emër të Lëvizjes për Reforma – PDSH, dhe në emrin tim, t’ua uroj të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve professional dhe civilëve që punojnë në Shtabin e Përgjithshëm, në komandat dhe njësite ushtarake, GËZUAR dita e themelimit të ARM-së.
Desha që me rastin e këtij përvjetori dhe me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Departamenti i Mbrojtjes pranë Lëvizjes për Reforma – PDSH t’iu informoj për sa vijon. Këto informata nuk i bazojmë në MO, sepse asaj për ne i ka skaduar afati por do t’i bazojmë në Kushtetutë dhe ligjet aktuale të Republikës së Maqedonisë, e që nuk përfillen edhe pse janë pika prioritare, “të vetë qeverisë aktuale”. Për shumicën e qeveritarëve që nuk janë në dijeni për këto ligje e nene ju informojmë si vijon:
• Kushtetuta e RM – së , neni 8.
• Strategjia për mbrojtje, neni 3
• Ligji për mbrojtje, neni 20.
• Ligji për shërbim në ARM, neni 30, 87
• Ligji për administratorët shtetëror, neni 17
Qëllimet prioritare të Qeverisë, 2011-2015, 2014-2018 /pika 4/ janë këto dispozitat ligjore dhe prioritete që obligojnë çdo institucion, e në këtë rast edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të etniteteve, por situata është si vijon: Në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%,në ARM me rreth 20%. ku në bataljonin e njësitti special “Ujqit” 0%Shqiptar, bataljonin”Renxher” 0.3% Shqipta dhe policia ushtarake me vetëm 10% Shqiptar .Duhet potencuar faktin se përqindja e Shqiptarëve zvogëlohet edhe në gradat më të larta ushtarake. Kjo vjen si pasojëe numrit të Shqiptarëve që pranohen si kadet në Akademinë Ushtarake “Mihailo Apostolski”, e që nuk i kalon në çdo gjeneratë më shumë se 10% dhe po të vazhdojë kështu përqindja e oficerëve Shqiptar asnjëherë nuk do të rritet.Gjithashtu shkollimi dhe trajnimi i shqiptarëve të ARM-së dhe MB në vendet e NATO-s dhe shtetet partnere të Maqedonisë është simbolik dhe mos flasim angazhimin e Shqiptarëve ne diplomacinë ushtarake. Duhet theksuar se këto ligje nuk parashohin vetëm plotësim të numrave dhe përqindjeve, por edhe avancime dhe vendosje në poste adekuate. Kjo situatë është për të ardhur keq edhe përkundër faktit që në Ministrinë e Mbrojtjes kishim dy Shqiptar dhe kur tani zëvendës ministri aktual është ish ushtarak nga Regjimenti për operacione speciale.
Qëllim strategjik i Lëvizjes për Reforma – PDSH mbetet inkuadrimi në NATO dhe UE, për këtë kërkojmë dhe do synojmë që buxheti për mbrojtje të jetë së paku 2% nga Buxheti i RM-së. Sepse investimi në mbrojtje dhe siguri është direkt i lidhur me sigurinë e qytetarëve, qjëqë u dëshmua edhe në katastrofën natyrore në rrethin e Shkupit, por për fat të keq si shembull negativ.

©FOL