LR-PDSH

 

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre si pasojë e vërshimeve natyrore, që prekën kryesisht vendbanimet shqiptare Hasanbegin, Haraçinën dhe Malësinë e Tetovës! Vërshimet sollën dëme të konsiderueshme materiale, me bilanc humbje jetë njerëzish, për të cilët lutemi të gjithë ne për shpirtrat që u shuan fatkeqësisht nga vërshimet!

Lëvizja për Reforma – PDSH shpreh ngushëllimet më të sinqerta, dhe gjithashtu ndan dhembjen për të gjithë ata familjar që humbën të afërmit e tyre nga kjo katastrofë natyrore! LR-PDSH kërkon nga institucionet shtetërore që t’u dalin në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet dhe të asistojnë për çfarëdo ndihme të mundshme! Apelojmë që institucionet të bëjnë vlerësimet e dëmit dhe të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë natyrore të kompensohen! 

 

Departamenti për Informim, LR-PDSH

07.08.2016