Pasi deputeit i BDI-së morri pjesë në Këshillin e Sigurimit ku de fakto e njohu si president të Maqedonisë ka reaguar edhe LR-PDSH-ja. Sipas kësaj partie opinioni ka kohë që ka kuptuar që ishte lojë kampanja e BDI-së “Jo Presidentit të njëanshëm” dhe “President konsensual”, por mbrëmë plasi turpi.

“Opinioni ka kohë që ka kuptuar që ishte lojë kampanja e BDI-së “Jo Presidentit të njëanshëm” dhe “President konsensual”, por mbrëmë plasi turpi.

Mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë shqiptarët ishin dëshmitarë për njohjen e legjitimiteti të Ivanovit për President nga ana e BDI-së, që paraqet një dyftyrësi dhe manipulim të radhës nga ana e BDI-së.

Prania e Talat Xhaferit në këtë takim jo vetëm që dëshmon faktin se BDI e ka pranuar Gorgje Ivanovin për President të Maqedonisë, por edhe njëherë demaskohet politika manipulative dhe populiste ndaj shqiptarëve.

Edhe pse në deklarimet e tyre të deri tanishme hiqeshin për të kundërtën, se gjoja nuk e pranojnë Ivanovin për president sepse nuk qenka “konsesual”, vet pjesëmarrja e Talat Xhaferit legjitimon turpin e e tij dhe të partisë që përfaqëson.

Ne si LR-PDSH pyesim BDI-në, në cilësinë e kujt ishte Talat Xhaferi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Kush e emëroi atë për Anëtarë të Këshillit të Sigurisë?

Është mbajtur mbledhje e Kryesisë së BDI-së për një emërim të tillë?

Pse po e legjitimoni Ivanovin në momentin që ai i shpallë luftë diplomatike Bashkësisë Ndërkombëtare si BE, apo më saktë Gjermanisë nëpërmjet fyerjeve të dhëna në gazetën prestigjioze gjermane BILD?” thuhet në reagimin e LR-PDSH-së