LR-PDSH vlerëson se Samiti i NATO-s në Varshavë rezultoi se vendi po i kthehet gjithnjë e më shumë politikave kundër zgjerimit në strukturat euro-atlantike. Ky pushtet nuk jep garanca për ta drejtuar vendin drejt integrimeve në strukturat euro-atlantike, por duket se është i prirur për ta kthyer në një izolim ndërkombëtar. Politikat e tilla hermetike nuk i shërbejnë interesit shtetëror, por as dhe interesit të qytetarëve. 
 
Vendit i duhet një qeverisje e re, që do ta ndryshojë kursin e politikave integruese dhe ekonomike, pasi ky pushtet është një marrëzi kolektive që kërkon shpëtim kolektiv. Argument i nevojshëm për hermetizimin e vendit, pos kontestit të emrit kushtetues është edhe kriza e rëndë politike, moszbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës, moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, partizimi i institucioneve, mosfunksionimi i Gjyqësorit, cenzurimi i mediave, krimi organizuar dhe korrupsioni etj.
 
Konsiderojmë se ky pushtet përmes politikave kundër në BE-së dhe NATO-s, paraqet shqetësim për interesin shtetëror dhe atë qytetar, andaj është e dobishme që në rend të parë të ketë ndryshim të këtij kursi politik, dhe të përafrohen qëndrimet për zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.
 
Lëvizja për Reforma – PDSH
13.07.2016