KORRUPSIONI I QEVERISË, FAJTOR PËR NDËRPRERJEN E NDIHMËS FINANCIARE TË BE-SË
Qytetarët e Maqedonisë po humbasin miliona euro ndihmë financiare nga BE për shkak pushtetit kleptoman VMRO dhe BDI
Vendimi i BE-së për mbështetje financiare të shteteve të Ballkanit perendimor prej 150 milion euro, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi Kosovën dhe Sërbinë, por duke e përjashtuar Maqedoninë nga kjo ndihmë financiare për zhvillimin infrastrukturor, energjetikës, ekologjisë, është një porosi e qartë për pushtetin VMRO –DPMNE. dhe BDI. Keqpërdorimet financiare dhe aferat korruptive tashmë drejpërdrejt izolojnë vendin nga ndihma ndërkombëtare.
LR PDSH vlerëson së BE me këtë qëndrim përjashtues ndaj Maqedonisë jep sinjal serioz. Ky sinjal tregon domosdoshmërinë për ndryshime radikale në qeverisjen e vendit.
LR PDSH konstaton së qeveria VMRO-BDI e ka humbur përfundimisht besueshmërinë nga BE-ja dhe faktori ndërkombëtar se KY pushtet është i interesuar për integrimet euro-atlantike, për zbatimin e rekomandimeve apo rritjen e standardit të qytetarëve Të RM-së

Departamenti për Euro-Integrime LR PDSH
06.07.2016