LSDM-ja opozitare nga ana tjetër akuzoi Gruevskin, Ivanovin dhe Veljanovskin si shkaktar të krizës politike në vend. Sipas tyre, qytetarët janë në këmbë sepse është VMRO-DPMNE-ja ajo që nuk dëshiron listë të pastër zgjedhore, media të lira dhe ndarjen e partisë nga pushteti.