Miq të dashur, Maqedonia është sheti në prag të shpërbërjes, kështu shkruajnë editorialet e gazetave prestigjioze në Europë. Ata me lehtësinë më të madhe , shkaktarë të gjendjes dramatike e detektojnë Nikolla Gruevskin dhe kastën e tijë partiake së bashku me partitë ortake qeveritare. Pushteti është i cilësuar si autoritarë, i kriminalizuar dhe i inkriminuar në vepra të rënda penale të realizuara me anë të shpërdorimit të mundësive dhe fuqisë që ofron pushteti. Vendi nuk ka më institucione legale, veprimi i fundit i presidentit ivanov si i pamatur, anti kushtetues dhe anti ligjorë për abolimin e mega krimeve dhe mega shpërdorimeve të zyrave më të larta publike, bëri që sistemi juridik totalisht të kolabojë. Vendi tani ka kohabitime të konjukturave të dy partive më të mëdhaja maqedonase që institucionet tani më të delegjitimuara politikisht udhëhiqen me urdhëra të ministrave dhe me kontra urdhëra të të ashtuquajturve zv/ministrat plotësues të proviniencave të kundërta partiake. Tani më policinë një taborë të tyre në Drejtoritë e Punëve të Brendëshme zbatojnë urdhëra të ministrit ndërsa taborë tjetër zbatojnë urdhëra të zv/ministrit plotësues. Ministrat e BDI-së që menaxhojnë në disa digastere ,ata nuk kan kurë farë ndikimi dhe as që u zbatohen urdhëresat nga nëpëpunësit administrativ maqedonas, ata i përgjigjen vetëm partisë dhe Nikolla Gruevskit. Pozita duke keqpërdorur edhe ato pak hallka të pushtetit që i kanë mbetur në të njëtën kohë dhe në afërsi të të njëjtit lokacion organizon kontra protestë visa vi protestës të opozitës të paralajmëruar me kohë në pajtim me ligjin. Kontra protesta është taktika e pushtetmbajtësve që e zbatuan një dekadë në vazhdimësi kurë opozita apo OJQ e bënin një protestë për ndonjë dukuri konkrete. Me këtë pushteti dëshiron gjithë herë të amortizojë dhe të defokusojë vëmendjen e opinionit. Por këtë javë kjo strategji e kontra protestave mund të sjellë pasoja dramatike. Pra për shkak të gjith kësaj mediat botërore me të drejtë shkruajnë se ky shtet është në prag të shpërbërjes. Erdhi koha e fundit që ky vend tia nis nga fillimi duke ridefinuar sistemin juridiko-politik për barazi të të gjithëve, në të kundërtën duhet të zhbëhet. Edhe konsolidimi i ri i këtij shteti edhe shpërbërja nuk do të mundë të ndodhë pa protektoratin ndërkombëtar, zhvillimet tani për tani do të mvaren nga interesat gjeostrategjike të BE-së dhe SHBA-ve. Kur jemi te plaçkitja e këtyre qytetarëve, si do që të ndodhë , establishmenti kriminal qeveritarë do të përgjigjet para drejtësisë pavarësishtë se çka do të ndodhë me këtë shtet. Edhe sikur të shpërbëhet hajnat do të përgjigjen ose para gjykatave ndërkombëtare ose para gjykytave të Shqipërisë Natyrale kësaj përket shqiptarëve ndërsa kasta e dinastive të Vmros-Dpmne-së para organeve të pjesës së tyre. Ndërsa ,nëse do të mbetet interes afatgjatë i këtyre faktorëve ndërkombëtarë paradigma që në këtë vendë definitivisht të funksionojë demokracia , barazia dhe sundimi i së drejtës, atëherë këta faktorë do ta bëjnë të mundur që përkrah Prokurorisë Speciale të funksionoj edhe Gjykatë Speciale dhe në bazë të provave të gjithë politikanët e zyrave të larta publike të dalin para drejtësisë. Dhe poqëse kjo do të ndodhë, atëherë edhe Ivanov do të luaj një valcer të Vjenës, duke i tërhequr abolimet edhe ate së shpejti.