Deputeti i LSDM-së Maksim Dimitrievski, i cili mbrëmë është sulmuar fiziksht, sot ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ka kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin rastin sa më parë. Ai gjatë kësaj konference ka shpjeguar rastin si ka ndodhur, duke thënë se sulmuesit kanë qenë persona të alkoolizuar.

Ai gjatë konferencës shtoi se në objektin që ka ndodhur sulmi, ka pasur kamera të sigurisë dhe ju bëri apel organeve kompetente që sa më parë të fillojnë hetimet dhe dhunuesit të përgjigjen.

“Në vendin e ngjarjes kishte një numër të madh të të ftuarve që ishin prezent për një aheng familjarë dhe ndodhi sulm klasik nga ana e dhunuesve. Apeloj tek organet të zbardhin rastin sa më parë”, u shpreh mes tjerash Dimitrievski.