LSDM sot kumtoi se për ta nuk janë të pranueshme zgjedhjet pa media të lira dhe pa Listë të pastruar zgjedhore dhe në zgjedhje të tilla nuk do të marrë pjesë.

“LSDM do të vazhdojë të luftojë për krijimin e kushteve të drejta dhe demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve me të gjitha mjetet demokratike që na qëndrojnë në dispozicion”, theksohet në kumtesën në të cilën shtohet se LSDM do të vazhdojë të luftojë për Maqedoni të lirë dhe demokratike së bashku me qytetarët.

Sipas LSDM-së, Maqedonia kërkon ndryshime dhe ndryshimet do të ndodhin në zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

sdsm-1_15