Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE me konferencë për shtyp shpreson se do t’i justifikojë zgjedhjet kriminale dhe se me qasjen në Listën zgjedhore ka dalë në dritë se si partia qeveritare i ka zbatuar zgjedhjet.

Pothuajse edhe nuk ka komunë në Maqedoni në të cilën nuk ekzistojnë votues fantomë. Vetëm disa shembuj tregojnë se në një adresë në Shkup janë regjistruar 112 persona, në një tjetër 66, ndërsa në të tretën ka 33 persona të regjistruar në adresë të njëjtë. Kaosi në listën zgjedhore nuk është i rastësishëm por është rezultat i politikës kriminale, e cila vite me radhë e ka vjedhur tek qytetari të drejtën për votë, në atë mënyrë që ka kurdisur persona, të cilët disa herë pa arsye dhe ilegalisht kanë votuar në zgjedhjet”, thekson LSDM në reagimin ndaj konferencës so sotme për shtyp të VMRO-DPMME-s