Sipas gazetarit dhe analistit Xhelal Neziri, BDI do ti humb zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Arsyet e kësaj humbjeje, sipas Nezirit, janë:

1. Nuk do t’i kenë votuesit fiktivë për të siguruar një legjitimitet zgjedhor të paqenë.

2. Nuk e kanë magjinë e manipulimit të opinionit me kauza kombëtare pasi ua shkatërruan “bombat”.

3. Nuk e kanë policinë të inskenojnë “luftëra” e të bëjnë kurbane për të fituar më shumë vota.

4. Nuk do të mund të japin vendim pune nëpër kafe e zyra partiake .

5. E kanë burim stresi dhe frike Katicën dhe Fatimen (Prokurorinë Speciale).

6. E kanë frikë gjyqin e pavarur, por më frikë kanë nga gjyqi i popullit.

7. E kanë të qartë se lufta kundër korrupsionit do të përfundojë me konfiskimin e pasurisë së tyre, që e kanë bërë duke vjedhë nga xhepat tonë.

Andaj, mos ua zëmë për të madhe…!

©Fol.mk