Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se është zgjidhur problemi me kopshtet për fëmijët duke shtuar se janë hapur 13 kopshte të reja dhe 11 janë në fazën e hapjes.

Nga kjo parti thonë se qeveria e tyre është e vendosur në realizimin e detyrave për sigurimin e cilësisë dhe kushteve adekuate për fëmijët.

“Po zgjidhet problemi me mungesën e kapaciteteve për pëkujdesjen e fëmijëve, po investohet në ndërtimin e kopshteve të reja sidomos në rajonet rurale, të cilat janë harruar me vite”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se përveç që përforcohet kuadri, i kanë rritur edhe pagat për punëtorët në kopshte.

“Gjithë 4300 të punësuarit, pagën e shtatorit e kanë marrë me 5 për qind rritje, e cila do të vazhdojë edhe në vitin 2019”, thonë nga LSDM.