Një “bombë” të vërtetë ka publikuar sot LSDM, duke hapur një skandal të ri korrupsioni pas pranimit të zv/kryeministrit, Vladimir Peshevski, se akoma është drejtor i kompanisë nga Qiproja.

 

“Peshevski është “kapur mat” dhe në vend se të arsyetohet në mënyrë të pasuksesshme, duhet të përgjigjet: Përse paratë e honorarëve për shërbime konsulentë kanë shkuar në kompaninë “off shore”, pyeti Shilegov në konferencën e organizuar për mediat. Edhe pse u soll ligj për publikimin e të ashtuquajturave “bomba”, duket sikurse kjo informqatë të buron pikërisht nga ato “bomba”.

Sipas Shilegovit, Peshevski e ka fshehur këtë fakt.

„Nuk e ka paraqitur kompaninë në listën anketuese, ndërsa pozitën e drejtorit e ka fshehur edhe në biografinë e tij. Në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit dhe normave ligjore. Tani Vladimir Peshevski është kapur gjallë dhe në vend që në mënyrë të pasuksesshme të arsyetohet duhet të përgjigjet: Përse paratë e honorarëve për shërbime konsulentë kanë shkuar në kompaninë? Sa të hyra ka paraqitur dhe sa tatim ka paguar për ato të hyra në Maqedoni? Çfarë ka fshehur Peshevski me vite të tëra nga opinioni? Peshevski këndonte këngë patriotike në tubimin e OBRM-PDUKM, por nuk e ka pasur problem që në Qipro të regjistrohet nën referencën FYROM. Ja sa i tejdukshëm është patriotizmi i rrejshëm i kreut të korruptuar të VMRO-DPMNE”, ka thënë Shilegov.

Gjithnjë  sipas Shilegov, Komisioni kundër korrupsionit hesht për rastin e Peshevskit.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit është i obliguar ta publikojë deklaratën e Peshevskit për konflikt interesash dhe të hap lëndë. Në të kundërtën, anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit janë kryerës të veprës penale dhe do të përgjigjen para drejtësisë. Ky skandal i ri i korrupsionit është edhe një vërtetim se Maqedonia ka nevojë për kthim të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Falja duhet të anulohet tërësisht. Çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet dhe do të përgjigjet“, porosit Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.