LSDM ka thënë se Qeveria në mënyrë serioze po përkushtohet në luftën kundër papunësisë, rritjen e rrogës mesatare, rritjen e ndihmës ndaj investimeve të huaja dhe vendore.
“Në vend të shpenzimit në mënyrë të fshehur dhe jo transparente të parave të qytetarëve për tërheqjen e investitorëve të huaj, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente punon në tërheqjen e investitorëve të huaj. Në vend të qasjes nënçmuese të Qeverive të VMRO-së ndaj kompanive vendore, nëpërmjet planit qeveritar për rritje ekonomike, kompanitë vendore do të mund të llogarisin në mbështetje serioze të qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës, investime të reja dhe përkrahje të eksportit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga LSDM thonë se do të përkrahin vendet e reja të punës për rrogat që janë për 50 për qind më shumë se rroga minimale.