Mbi figurën e Arbër Xhaferit, shpirtin e tij human dhe rolin e tij në skenën politike në Maqedoni në emisionin “200” të udhëhequr nga gazetari Nazim Rashidi ka folur ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski.

“Figurën e Arbër Xhaferit shqiptarët e shikojnë nga prizmi nacional. Unë duhet të them se ai përveç se mbante llogari për interesat e Maqedonisë, asnjëherë nuk i harroi interesat e shqiptarëve. U pa kontributi i tij në krizën e Kosovës. Ai bëri çmos. Duhet Arbër Xhaferin ta shikoni në kontekst të kohës. Në kohën kur Millosheviçi ishte në Jugosllavi, Arbër Xhaferi bëri çmos që projekti i shqiptarëve në Kosovë të ketë sukses. Edhe në Maqedoni kur ndodhi kriza ai arriti ta menaxhojë krizën dhe që të mos gabojë ndaj interesave nacionale shqiptare”, u shpreh Georgievski.

Sipas tij, po harrohet një dimension tjetër,  për Arbër Xhaferin.

“Ai ishte një njeri me dimension demokratik. Ne sot nuk kemi demokraci të mjaftueshme, edhe tek shqiptarët edhe tek maqedonasit. Ai ishte demokrat që konsideronte se gjërat fitohen edhe pa krisma. Te ai mbizotëronte një humanizëm. Qeverinë kur e formuam më 1998. Ai bëri varg kërkesash të shqiptarëve dhe tha, “të gjitha kërkesat nuk vlejnë nëse nuk zgjidhet çështja e Rufi Osmanit”