Rilindja Demokratike Kombëtare ka mbajtur qëndrim konsistent në lidhje me situatën politike në vend dhe në kontinuitet ka theksuar se vendi ndodhet në një nga krizat më të thella që nga pavarsimi i vendit e deri më sot. Kjo situatë kërkon urtësi, largëpamësi, dhe përgjegjësi mjaft serioze nga të gjith subjektet politike në vend dhe për këtë arsye kërkohet mobilizim i jashtëzakonshëm i të gjith forcave progresive në vend për të dhënë kontribut në zgjidhjen e krizës politike në vend. Lufta politike duhet detyrimisht të bëhet për shtet, dhe jo për pushtet, sepse kompleksiteti i krizës politike në vend nuk mundëson hapësirë për sjellje identike 25 vjeçare të luftës për pushtet.

Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjitha forcat progresive në vend që të mobilizohen bashkarisht të japin kontributin e tyre maksimal për shtet, sundim të ligjit, fuqizim të institucioneve, zgjidhje të çështjeve kruciale në vend, dhe të lejnë anash luftën 25 vjeçare për pushtet. Logjikimi momental i partive politike maqedonase dhe shqiptare se në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrim pushtetin dhe do të bëjmë kështu apo ashtu, janë jo vetëm naive por edhe destruktive. Maqedonia duhet të përgatitet për mobilizim të të gjitha forcave progresive për një qeveri të zgjeruar të fuqishme, që do të luftojë për shtet, dhe jo të përgatitet për luftë që dikush të marr pushtetin në zgjedhjet e parapara për më 11 dhjetor. Maqedonia ka nevojë për zgjidhje, dhe jo zgjedhje!

Shërbimi për Informim – RDK