Një pjesë e mediave maqedonase kanë nisur një luftë speciale kundër mjekes gjinekologe, Vjollca Mbiarra, e cila kishte pranuar që të jetë në shërbim të Ambulancës Gjinekologjike në Shutkë të Shkupit.

Mjekja nga Shqipëria, e cila u angazhua nga ish-ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, këtyre ditëve në mënyrë periodike është në shënjestër të sulmeve nga disa media maqedonase.

Një pjesë e tyre ka shkruar se ajo ka marrë para për kontrolle të disa pacienteve rome, ndërsa së fundi siç ka raportuar Plusinfo, ajo nuk ka punuar në Spitalin amerikan në Tiranë. Por, Vjollca siç theksuan njohës të saj është specialiste që ka pasur angazhim në klinikat private në Shqipëri, qoftë me angazhime të shkurtëra periodike.

Punësimi i saj në Ambulancën e Shutkës, ku nuk pranonte të shkonte asnjë gjinekologje tjetër, zgjodhi problemin e banorëve të kësaj komune, ku edhe vdekja e foshnjave ishte 25% më e lartë se mesatarja nacionale për shkak të mungesës së kontrolleve të rregullta në gjinekologjike.

Pacientet janë të kënaqura që pas kaq vitesh më në fund do të mund të marrin shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët më parë ndërroheshin shpesh dhe me faktin që nuk ishte gjinekologu i tyre amë nuk ju shkruante dot terapitë adekuate apo nuk u jepte dot udhëzime për analiza të mëtejshme.

“Ka shumë gra që janë kontrolluar në Zhelezarë, është mëkat, ka familje që janë raste sociale dhe nuk kanë se si t’i paguajnë kontrollet, tani fakti që do kemi gjinekolog na gëzon”,- u shpreh një paciente.

“Gjithë Shuto Orizara ka udhëtuar në Çair ose Bit Pazar për kontrolle gjinekologjike, sepse ajo parandalon infeksionet, shtatzëni të padëshiruara, kontracepsioni, tani jemi shumë të lumtur që kemi gjinekolog”,- tha një paciente. /INA/