Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ka thënë se kjo qeveri duhet të shkarkohet menjëherë.

Sipas LVV-së, vendimet e Qeverisë Hoti e kanë bllokuar vendin ndërsa në qëndrimin e tyre të publikuar në Facebook ata kanë thënë se rritja e numrit të vdekjeve dhe të të infektuarve po e dërgojnë vendin në një katastrofë humanitare.

“Vendimet ad-hoc të kësaj qeverie të hutuar për të vënë kufizime e detyrime vetëm sa e kanë bllokuar vendin. Rritja e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve po na shpien drejt një katastrofe humanitare. Kjo qeveri duhet të shkarkohet sa më parë”, thuhet në këtë qëndrim.