13906583_1052854921458783_6411060496585249603_n

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot rajonin e Tetovës dhe Malësinë e Sharrit sërish shkaktoi telashe për banorët vendas.

Rruga nga Shipkovica për në Brodec për momentin është e bllokuar. Banorët theksojnë se ndjehen të frikësuar nga rreziku i përmbytjeve dhe pasojat e saj, pasi mund të përsëriten të njëjta përmbytje si ato të vitit të kaluar, ku u shkaktuan dëme materiale dhe viktima në njerëz dhe disa të plagosur.

Banorët e këtyre fshatrave apelojnë deri te institucionet e komunës dhe ato të shtetit që të intervenohet sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të zhbllokohet rruga dhe të mos vije deri te rreziku i mundshëm tragjik për banorët e këtyre fshatrave./Zhurnal.mk

13938569_1052855244792084_5585204613362607294_n 13903296_1052854978125444_7082544271815331797_n