Teuta Arifi në vend që të dalë të bëjë sesione fotografike para filialit të një njësie postare të re në Tetovë, do të ishte e udhës si nënkryetare e BDI-së, partisë pjesemarrëse në pushtet që për më se 1 dekadë që menaxhon me postat e Maqedonisë, të japë llogari para qytetarëve për zjarrin e vënë te godina e Postës në Shkup, ku me ç’rast u vodhën një sasi shumë e madhe e parave të cilët fatkeqësisht u përdorën për të dhunuar vullnetin e qytetareve, përfshirë edhe mandatin e vetë e znj. Teuta. Në interes të demokracisë dhe të mirës kolektive publike Teuta Arifi para se të lavdërohet dhe të bëjë politikë në rrjetet sociale ka obligim moral dhe ligjor, si personi me hierarkinë më të lartë të partisë në pushtet, t’i tregojë tetovarëve se kush në të vërtetë është pronari i vërtetë i objektit te pjesa e pasme e Postës Qendrore në Tetovë, ku dje ishte Shtabi Zgjedhor i BDI-së, ku edhe sot nga pamjet që portali FOL.mk sjell vërtetojnë se akoma qëndrojnë në hyrjen e godinës mbishkrimet e Forumit Rinor të BDI-së.

IMG_20160806_164117

©fol.mk