Mr.Sc Flakron BEXHETI

Marrja e ftesës për anëtarisimin e Malit të Zi në NATO padyshim paraqet momentin historik për Malin e Zi, duke e forcuar përgjithmonë shkallën e sigurisë kombëtare dhe rajonale. Parlamenti i Malit të Zi më 16 shtator të këtij viti miratoi me shumicë votash Rezolutën që mbështet integrimin e Mali të Zi në NATO. Kushtetuta e Malit të Zi e parasheh një mundësi të këtillë, duke e anashkaluar edhe referendumin ku elementet politike serbe dhe ato prosebe që veprojnë brenda Malit te Zi, gjithsesi do ta kishin vështirësuar votimin PRO në një referendum te mundshem. Në dhjetor të vitit 2015 Këshilli i Ministrave të vendeve antëre të NATO-s votuan pro Malit të Zi për t’ia dhënë ftesën zyrtare nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS Jens Stoltengber për fillimin e negociatave për pranim. Ky moment, gjithsesi se është e arritura më e madhe e Malit të Zi, pas pavaraseimit nga Serbia, duke hapur një epokë të re në sferën e integrimit si dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetin e përhershëm. Mali i Zi, krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit në NATO, Shqipërinë, Kroacinë dhe Slloveninë, është antarësuar shumë më shpejt . Sigurisht që vendimi për integrimin e Malit të Zi, është vendim politik, duke analizuar një sërë argumentesh të Aleancës veriatllantike për zgjerimin e saj në evropën juglindore, si dhe instalimin e përhershëm të paqës, por edhe të shtrirjes së NATO-s. Rrethanat aktuale politike, interast gjeostrategjike të popujve të Ballkanit dhe droja nga prania me e madhe e Rusise që edhe deri tani ishte mjaftë e panishme në aspektin ekonomik,gjithsesi e përshpejtoi këtë aktivitet politik e ushtarak .
Megjithate, si çdo shtet tjeter, edhe Mali i Zi iu nënshtrua një sërë reformave politike . Mali i Zi, ashtu si shtetet tjera të Ballkanit perëndimor kishte edhe sfidat e saja tepër të rëndësishme, si dhe përballjen serioze me forcat dhe partitë poliktike separatist prosërbe që veprojnë në Malin e Zi e që ishin kundër antarësimit në Nato. Partitë politke prosërbe të cilat në mënyrë direkte ishin të stimuluara nga Sërbia mundoheshin ta krijojnë lëvizjen e neutralitetit, respektivisht doktrinën te cilën Sërbia, e miratoi në vitin 2007, e që nënkuptonte edhe bllokimin e Sërbisë , duke e ruajtur status quon në raport me integrimin në NATO-n
Një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm i cili poashtu ndërlidhet me ndikimin sërb në Mal të Zi, ishte edhe Kisha sërbe në Mal të Zi dhe propaganda e saj kundrejt NATO-s.Përpos këtyre faktorëve të lartëpërmendur, Mali i Zi në mënyrë direkte do të përballet me Sërbinë dhe Rusinë, të cilat në forma të ndryshme donin ta mbajnë Malin e Zi nën politikat e tyre të përbashkëta dhe sa më larg aleancës veriatllantike. Sërbia, në asnjë mënyrë nuk mund ta pranonte pavarësimin e Malit të Zi që ndodhi si rezultat i referendumin të vitit 2006, ku vlen të theksohet se shqiptarët e Malit të Zi janë meritorët kryesorë që Mali i Zi është sot Shtet i Pavarur,edhe pse dihet se aty jeton një popullatë e konsiderueshme,serbe. Përpos kishës, Sërbia shpeshherë nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm ka tentuar ta prish ballansin politik por edhe demografik ,duke dashur ta rrisë edhe më tepër numrin e sërbëve në Mal të Zi duke vënë në pikëpyetje edhe ballansin politik të kësaj Republike .
Një faktor tjetër ndoshta edhe me i rëndësishmi, për ta devijuar diskursin politik të Malit të Zi ishte edhe Rusia. Ajo shpeshhere nëpërmjet Sërbisë, por edhe në mënyre të drejtpërdrejtë mundohej që nëpërmjet ndihmës financiare ekonomike, ta ndërrojë kahjen e Malit të Zi nga NATO, drejt përcaktimit ideologjik të saj. Rusia në mënyre sistematike është përpjekur me të gjitha mjetet dhe mënyrat që ta largojë Malin e Zi nga integrimi atlantik, duke filuar nga kërcënimet e deri tek ofertat e mëdha financiare. Rusia i ofroi Qeverisë së Malit të Zi një paketë ndihmash disamiliardë dollarësh në vitin 2013, në këmbim të lejes për të ndërtuar një bazë ushtarako-detare ruse në bregdetin malazez, e cila në një mënyrë do ishte një instalim mjaft i rrezikshëm për Ballkanin dhe përcaktimin qytetarëve të saj si pjesë e Aleancës Veriatlantike. Megjithatë udhëheqja politike e Malit të Zi, duke llogaritur interesat strategjike të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare të vendit, zgjodhi vazhdimin e rrugës së integrimit atlantik dhe refuzoi t’i akordonte baza ushtarake Rusisë. Mali i Zi i përkrahu sanksionet e BE dhe të SHBA kundër Rusisë dhe u bashkua me koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS-it. Kjo vendosmëri e Qeverisë malazeze për realizimin e reformave, e afroi dhe e përshpejtoi momentin e anëtarësimit në NATO. Në këtë kontekst, vlen të theksohet pjekuria politike e Qeverisë së Malit të Zi, e cila me shumë vështirësi i përballoi të gjitha ndikimet dhe presionet e Sërbisë dhe Rusisë, duke dalë triumfuese drejt rrugës së integrimit.
Në qoftë se bëjmë një krahasim të Malit të Zi dhe Maqedonisë, në kuadër të progresit për në NATO, gjithsesi se Maqedonia, aspak nuk ka lëvizur me pozicionet e saja për t’u integruar në NATO. Maqedonia sot mund të krahasohet vetëm me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Kosovën. Problemi tanimë i njohur i kontestit të emrit të Greqinë,vazhdon edhe më tutje të jetë pengesa kryesore. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe EU njëherit është edhe përcaktimi i qytetarëve te saj, megjithatë të gjithë qeveritë e deri tanishme nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv drejt zgjedhjes së kontestit historik për çështjen e emrit të Maqedonisë me shtetin fqinj, Greqinë e cila në vazhdimësi konteston emrin kushtetues te RM. Qeveria e Maqedonisë shpeshherë i ka vendosur vijat e saja të kuqe për emrin e Maqedonisë, duke e vënë në pikëpyetje edhe perspektiven e shtetit dhe të qytetarëve të saj. Edhe pse faktori ndërkombëtar, dhe SHBA-te përmes ndërmjetësuesve, në mënyrë aktive kanë dashur të kontribuojnë në këtë çështje mjaftë të ndjeshme, megjithatë Maqedonia nuk ka dhënë asnjë pëlqim,prandaj edhe rruga për në NATO dhe BE,ende është shumë larg. Takimi i Ministrave të jashtëm të shteteve të NATO- s në Bukuresht, si dhe Samiti i NATOS në Çikago, edhe njëherë nënvizoi domosdoshmërinë që Maqedonia sa më shpejt të zgjedh kontestin e emrit me Greqinë, mbi bazën e kompromisit dhe pajtueshmërisë të dy vendeve. Problemet e brendshme të shtetit të Maqedonisë, duke filluar nga mos zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e deri tek Marrëveshja e Përzhnios, treguan së problemi për mos anëtarësimin e vendit nuk ka të bëjë vetëm më politikën e jashtme, me Greqinë, por edhe me probleme të brendshme thelbësore dhe etnike, siç është rasti me mos zbatimin e MO, si dhe problemet e reja politike që kanë të bëjnë me aferën e përgjimeve të zyrtarëve shtetëror si dhe implikimin e tyre në krim të organizuar, korupcion, ndikim në media dhe gjyqësi.
Dhe krejt ne fund ,kur flitet për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë gjithmonë paraqiten si pengu politik dhe me te pa drejtë ngelin jashtë NATO-S dhe BE. Kur jemi te integrimi i vendit në NATO dhe BE, qytetarët shqiptarë në asnjë mënyrë nuk e harrojnë premtimin parazgjedhor të partisë shqiptare në pushtet dhe të liderit të saj, që pa asnjë kushtëzim u bënë pjesë e koalicionit qeveritarë,se do ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe dhe do e bëjnë ndarjen e buxhetit në mënyrë të barabartë ,premtime këto që asnjëherë nuk u realizuan .Premtimi i tyre për anëtarësim të vendit në këto struktura më tepër ishte një farsë politike e Partisë shqiptare në pushtet, sepse ata as që janë faktor për këtë proces. Maqedonia nuk e zbatoi marrëveshjen e Ohrit, ndërsa politika destruktive e Qeverisë së RM, po e fundos perspektivën e qytetarëve të saj, të cilët janë të varfëruar dhe pa asnjë perspektivë zhvillimiore dhe ekonomike. Deri sa fqinjët e Maqedonisë, siç është rasti më Shqipërinë, dhe shtetet tjera të Ballkanit perëndimor si Kroacia, dhe Mali i Zi integrohen në NATO, Maqedonia rrotullohet në lagjen e njohur të Përzhinos.
(Autori është doktorant i Shkencave Politike UEJL – Tetovë)

flakron