Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të KRRE, çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të shtrenjtohen për 0.50 denarë për litër.

Në bazë të vendimit të ri, një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 67.00 denarë ndërsa një litër Eurosuper BS-98 do të kushtojë 69 denarë, ndërsa çmimi i Eurodisel mbetet i pandryshuar, pra një litër do të vazhdoj të kushtojë 62.00 denarë.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme.