Tetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë sot janë helmuar nga ushqimi i në një dyqani senduiçi në Dellçevë, njofton Portalb.mk.

Siç bën të ditur AIM, në mëngjes në Shtëpinë e Shëndetit Publik “Goce Dellçev” në Dellçevë ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona që janë ankuar se kanë simptoma të vjelljes pasi që e kanë ngrënë ushqimin.

Tetë personat menjëherë janë transferuar në Qendrën Mjekësore në Shtip. Ato janë duke qëndruar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në objekt për ekspertizë janë dërguar përfaqësues nga ShërbimiEepidemiologjik – Dellçevë, Enti i Mbrojtjes Shëndetësore – Koçan dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.