Autoritetet maqedonase sot për herë të tretë për dy muaj e kanë mbyllur kufirin me Greqinë dhe nuk kanë lejuar hyrjen e refugjatëve nga Iraku, Siria dhe Afganistani.

Siç mësohet, kufijtë së pari i kanë mbyllur autoritetet kroate të cilët janë ankuar në BE se kampi i refugjatëve është i tejmbushur.

Menjëherë pas tyre kufirin e ka mbyllur edhe Serbia, dhe pas një ore edhe Maqedonia.

Pritet që kufiri të jetë e mbyllur për disa orë, pas së cilës përsëri do të lëshohen refugjatët.

​Autoritetet greke kanë thënë se Maqedonia ka mbyllur kufijtë e saj për refugjatët, që për pasojë ka lënë të bllokuar 2,600 refugjatë në anën greke të kufirit.