Paris Saint-Germain ka fituar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës ndaj Toulouse me rezultat 2-0.

PSG u kualifikua në finale dhe kjo ishte plotësisht meritore pasi ata dominuan gjatë gjithë ndeshjes.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa e dyta erdhi me dy gola të shpejt nga Ezequiel Lavezzi (65’) dhe Angel Di Maria (72’).

Kampionët francez do të luajnë në finale ndaj Lille të cilët fituan në gjysmëfinalen tjetër kundër Bordeaux me rezultat 5-1.

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1140472015976514/