133411182

Republika e Maqedonisë, si anëtare përgjegjëse, mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave themelore të Kombeve të Bashkuara (KB), paqes, drejtësisë, dinjitetit, tolerancës dhe solidaritetit, tha sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të jashtme Nikolla Poposski në fjalimin me rastin e 71 vjetorit të Kombeve të Bashkuara.

Poposki dhe koordinuesja e përhershme e KB-së Luiza Vinton, në kuadër të shënimit që e organizon MPJ-ja, e nënshkruan strategjinë e re pesëvjeçare “Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm”. Qëllimi i Dokumentit për zbatimin e të cilit nga viti 2016-2020 janë paraparë 120,9 milionë dollarë amerikanë, është promovim i zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm, si dhe mbështetje të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

 

Janë dakorduar pesë sfera parimore për bashkëpunim: punësim, qeverisje të mirë, përfshirje sociale, qëndrueshmëri të mjedisit jetësor dhe barazi gjinore.

“Dokumentin që sot e nënshkruam paraqet vazhdimësi të aktiviteteve të përbashkëta në ciklin e ardhshëm pesëvjeçar në sferat të cilat Qeveria i konsideron si parimore dhe në të cilat me sukses bashkëpunon me ekipin e KB-së. Rritje të punësimit, qeverisjes të mirë dhe institucione profesionale, inkluzion të rritur social, kujdes më të madh për kategoritë e cenueshme, barazia gjinore, mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm, janë sferat të cilat mendojmë se do të kontribuojnë për mirëqenie të popullatës dhe për prosperitetin gjithëpërfshirës të vendit që natyrisht, ndihmon për përshpejtimin e procesit tonë eurointegrues”, nënvizoi Poposki.

Përmes plotësimit të obligimeve tona të pranueshme ndërkombëtare në pajtim me konventat e shumta të KB-së, qëndrojmë, shtoi, të vendosim ndryshime në jetën e qytetarëve, të krijojmë masa më të mira, të modernizojmë sfera të caktuara shoqërore dhe me këtë të krijojmë bazë më të mirë për zhvillim të qëndrueshëm.

Ministri informoi se gjatë shtatorit të kaluar, liderët botërorë e miratuan agjendën “2030-ta Ardhmëria që e duam” e cila përmban 17 qëllime për zhvillim të qëndrueshëm. Këto qëllime, tha, nuk janë abstrakte, por janë pjesë e nevoja bazë të njerëzve në nivel global: të mos jenë të uritur, të varfër, pa mbrojtje shëndetësore dhe arsimim, pa qasje deri te uji i pastër dhe energjia e qëndrueshme, të kenë punë të vazhdueshme dhe të mos jenë të diskriminuar.

Vinton theksoi se familja e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të punojë me partnerët në institucionet qeveritare, shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare që të sigurohet se në frymën e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, asnjë qytetar nuk do të lihet pas dore.

“Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm i shndërruam në strategji të re pesëvjeçare për vendin nëpër pesë prioritete kyçe, krijim i vendeve më të mira dhe më shumë, të përforcohen institucionet e administratës, të punojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë, të tejkalohet përjashtimi social, veçanërisht për romët dhe personat invalidor, plotësim i plotë i premtimeve për barazi gjinore dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe ndërtimi i rezistencës ndaj katastrofave”, tha përfaqësuesja e KB-së.

Strategjia e re është zhvilluar në konsultime me partnerët kombëtarë. I harmonizon aktivitetet e KB-së me Qëllime të qëndrueshme për zhvillim në nivel global dhe me anëtarësim në Bashkimin Evropian në nivel rajonal. Gjithashtu mbështet strategji të shumta kombëtare dhe plane të akcizës në shumë sektorë..

Qeveria e miratoi strategjinë e re të Kombeve të Bashkuara më 26 tetor të vitit 2016. Me fillimin e programit të ri, familja e Kombeve të Bashkuara në vend do ta miratojë qasjen “Realizojmë si një” që të sigurojnë planifikim dhe programim të përbashkët më strategjik. Me këtë qasje do të sigurohet se 10 agjenci të cilat kanë zyra në vend dhe edhe tetë agjenci të cilat kanë qendra rajonale ose globale – punojnë në partneritet të koordinuar drejt realizimit të qëllimeve të cilat janë dakorduar në strategjinë e re.

Kombet e Bashkuara në Maqedoni janë të pranishme me 10 agjenci dhe gjithsej 221 persona të punësuar.