Mbështetja e BE-së për zhvillim rajonal të turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, janë të rëndësishme për zhvillimin e bashkësive lokale dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Projekti ‘Smart-kul-tur’ ka kontribut të madh për bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe për rritjen e cilësisë së ofertës turistike me përfshirjen më të gjerë rajonale duke filluar nga Manastiri përmes Prespës deri në Korçë, i realizuar në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar përmes Maqedonisë së Veriut – Shqipërisë 2014-2020”, thekson Mariçiq. Në kuadër të projektit, siç bëhet e ditur, janë vendosur ashensorë dhe rampa metalike me të cilat janë mposhtur barrierat arkitektonike në lokalitetin Heraklea. Me këtë personat me invaliditet do të mund t’i ndjekin ngjarjet kulturore të cilat mbahen në Heraklea, ndërsa edhe që ta shohin lokalitetin.

Janë bërë edhe ndërhyrje të tjera infrastrukturore, ndërsa plotësisht është rikonstruuar edhe e ashtuquajtura Rruga e Romës e cila shpie te lokaliteti, është modernizuar hapësira e muzeut, ndërsa janë përgatitur edhe doracak audio në shtatë gjuhë, Buxheti i përgjithshëm i projektit është 704,590 euro, ndërsa janë siguruar 800.000 euro të reja për rinovim të oborrit në muzeun Pacion në Manastir dhe rinovim të objektit “Park”.

Programi IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, i cili këtë vit do të jetë në tre rajone në secilin nga vendet pjesëmarrëse, Pellagonia, Pollogu dhe jugperëndimi në Maqedoninë e Veriut dhe Dibër, Elbasan dhe Korçë në Shqipëri, do të financohet me rreth 12 milionë euro.

Projektet e tilla janë ngritëse dhe gjeneratorë të zhvillimit të bashkësisë lokale dhe rajonit, ndërsa bashkëpunimi ndërkufitar nxitës i investimeve ose iniciativave më të mëdha, të cilat do të kontribuonin për ndryshime të rëndësishme në jetesën e përditshme të qytetarëve”, qëndron në publikimin në profilin në Fejbuk të Mariçiqit.