Lufta e Parë Ballkanike (8 tetor 1912 – 30 maj 1913) mes Ligës Ballkanike dhe Perandorisë Osmane kishte si qëllim pavarësimin e popujve ballkanike nga zgjedhja pesëshekullore osmane.

Por përpara nisjes së LPB pas popujve sllavë qëndronte Rusia e Carit Nikola II që kishte nxitur marrëveshje mes Serbisë, Bullgarisë dhe Rusisë. Marrëveshja merrej me ndarjen e territoreve nëse do fitonin kundër Perandorisë Osmane.

“Në rast të një fitoreje kundër osmanëve, Bullgaria do merrte në zotërim lindjen e maleve të Rodopit sëbashku me lumin Struma, ekspansioni serb do shtrihej në veri të maleve të Sharit (nënkuptohet Kosova dhe Novi Pazari), ndërsa territori mes tyre dhe i diskutueshëm mes serbëve dhe bullgarëve do t’i lihej arbitrimit të carit rus.”

Ky territor në arbitrimin e carit rus me kufijtë e sotëm është Maqedonia.

Lufta përfundoi me fitoren e Ligës Ballkanike dhe Perandoria Osmane humbi thuajse gjithë territoret e saj në Europë. Lufta përfundoi me fitoren e Ligës Ballkanike dhe Perandoria Osmane humbi thuajse gjithë territoret e saj në Europë, përveç një harku rreth Stambollit. Por marrëveshja mbeti e pazbatuar përshkak të prishjes së marrëdhënieve bullgaro-ruse si pasojë e zënkave rreth pushtimit të Stambollit dhe flirtimit rus me Rumaninë duke i falur disa territore bullgare.

Vërejtje: Për më tepër mund të lexoni librin “Diplomacia e Fuqive të Mëdha (1814-1914)” me autor Norman Rich.