MASHTRIMI !

Shkruan: Imer Dervishi

Oferta politike për shqiptarët gjithnjë ishte një mashtrim në vehte, varësisht rrethanave dhe kohës në të cilën e njejta plasohej. Si rrjedhojë edhe zgjedhjet që pasojnë, me vehte mbartin mashtrimin. Sa vjen e afron koha e mbajtjes së tyre ofertat mashtruese fitojnë në intenzitet. Nuk dëshiroj të hyjë në detaje për secilën ,,ofertë,,veçmas, por dëshiroj të them se të njejtat mashtrime-premtime zanafillën e kanë që nga fillimi i pluralizmit politik në Maqedoni , dhe atë gjithnjë nën aureollën e të drejtave kombëtare. E kur është fjala tek mashtrimi atëherë medoemos duhet të ketë dy pale; mashtrues dhe i mashtruar.

Për çudi mashtruesi dhe i mashtruari ende janë të njejtët, s’kan ndryshuar përpos disa thinjave në kokën e mashtruesit dhe nga një thes probleme shtesë në konton e të mashtruarit, dhe sërish oferta e njetë do bëjmë këtë dhe atë. O mashtrues për të bërë atë dhe këtë, t’i sëpari duhet të jesh atje, mirëpo ti nuk je atje, sepse atje është dikush tjetër që poashtu ty të mashtron. Po e përfundojmë me një thënie të Dritëro Agollit citoj; ,,Ç’pret nga kjo botë kur i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi,, përfundim i citatit, por jo edhe i mashtrimeve. Andaj lutja e vetme do të ishte MOS NA TURPËRONI !!!

©Fol.mk

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.