jeton matranci

Shkruan Jeton Matrançi

I nderuar Bilall Kasami, unë në protestë mora pjesë së pari si një qytetar që të shpreh revoltën apo pakënaqësinë time ndaj pushtetit dhe padrejtësive që na bëhen neve shqiptarëve të Maqedonisë, dhe së dyti si nevojë që të gjithë të pakënaqurit dhe ato të cilët së paku i ndjejnë ato fjalë që fillojnë me shkronjën D.

Ju i nderuar, me fjalimin tuaj lirisht mundë të them se ishte edhe shumë amatoresk dhe shumë banal pasi që aspak nuk përmendët raste për të cilat duheshte ti thuash por ti gjithë ato mbështetës i zhgënjeve dhe me pak fjalë siç thotë edhe vetë populli “gjarpri i nxori këmbët” e shfrytëzove turmën që ti ngjyrosësh me ngjyrat e partisë tuaj duke na përshëndetur disa herë me radhë se ne qenkemi të besës, ne jemi besa, etj. etj.

O z. Bilalli, mos harro se ju ende as që e keni provuar veten në politik dhe me dredhina nuk mundë të arrini askund, ju sapo ja keni filluar politikbërjes mirëpo jo me përkrahje të shumë partive të tjera opozitare që ti aspak nuk i përmende së paku një falënderim se gjithë kanë sjellë nga pak njerëz në atë tubim që u mblodhën gjithë ajo masë e madhe.

Sikur ju ta kishit organizuar vetë këtë tubim do të shihnim se sa do të ishit.

Vijnë edhe ato ditë që do ta provoni veten se sa peshë keni në realitet. Këtë turp nuk do ua falin shumë protestues si unë.

Tradhtar besnik i besës.

/PORTALB