Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë se do të vazhdojë me planin për largimin e plotë nga BE-ja, duke kundërshtuar kritikat për strategjinë e saj të BREXIT, që është vlerësuar se mund të bllokohet në Parlament.

Plani i qeverisë për fillimin e procesit dy vjecar të shkëputjes nga fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm u vu në dilemë javën e kaluar pasi një gjykatë vendosi se Parlamenti duhet të konsultohet rreth vendimit.

May ka deklaruar se është e bindur në rrëzimin e këtij vendimi.