Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, dikasteri i të cilit ka për detyrë të kontrollojë se çfarë ekzaminohet saktësisht gjatë importit të lëndëve djegëse, në përputhje me rregulloren e cilësisë, siguron që rregullorja i plotëson kërkesat e Komisionit Evropian. Bekteshi thotë se sipas standardit vendor gjatë importit të mbeturinave, jo vetëm elementi kimik squfuri duhet të kontrollohet, por shtatë të tjerë. Ai thotë se nëse nuk realizohen të gjitha procedurat sipas rregulloreve në Administratën Doganore, ata do ta informojnë Prokurorinë Publike.

Ndërkohë, dy inspektoratët ai i tregut dhe i mjedisit, të cilat Qeveria i urdhëroi të kontrollonin, kompania “Eurotim” e cila, sipas informacioneve të redaksisë IRL, e ka importuar karburantin e përdorur sikur të ishte në fakt mazut dhe kompanitë që e përdorin atë karburantet siç janë BRAKO nga Velesi dhe EURONICOEL nga Kavadari, nuk zbulojnë asgjë në lidhje me kontrollet e bëra. Alsat kontaktoi të dy inspektoratet dhe nga atje na thanë se informacionet do të ndahet nga Qeveria pasi t’i informojë për inspektimet brenda 14 ditësh.

Tani për tani, mbetet e paqartë se kush dhe si e ndryshoi kodin tarifor të vajit të importuar të djegur, i cili është i dëmshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut, në mazut, i cili përndryshe është më pak ndotës. Kjo është diçka që kontrollohet edhe nga Administrata Doganore, përkatësisht se si janë përgatitur deklaratat doganore për karburantet që janë importuar midis 2018 dhe 2020. Deri më tani, doganat kanë përcaktuar që deklaratat korrespondojnë me karburantin e importuar.

Nga Doganat nuk zbulojnë kur herën e fundit kompania e Kërçovës “Eurotim” ka marrë mazut të importuar nga “Hifa Oil” e Bosnjës, sepse, siç thanë – informacioni ishte konfidencial. Sipas storjes televizive hulumtuese, vaji i përdoruar, i raportuar në mënyrë të rreme si mazut, u përdor në vend për ngrohjen e spitaleve dhe institucioneve të tjera shtetërore, por edhe si lëndë djegëse në disa kompani të tilla si BRAKO dhe Euronickel në Kavadar.