TV21 bën të ditur se në komunën e Çairit, mbi 400 qytetarë nuk janë gjetur në asnjërën nga listat e votimit që u ka pamundësuar votimin në këto zgjedhje.

Në këtë njësi rajonale të KSHZ-së mund të paraqiten qytetarët e komunave të Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares. Qytetarët kanë shëtitur nga njëri vendvotim në tjetrin, por nuk e kanë gjetur emrin e tyre në asnjë listë.

Nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për qytetarë që janë në lista të posaçme zgjedhor, e përbërë nga votues fiktivë, ose mundet që të mos jenë në asnjërën listë zgjedhore.