Rritje e nivelit të implementimit të Strategjisë për romët 2014-2020 dhe Planeve nacionale aksionale për strehim, punësim, shëndetësi, arsim dhe përforcim të pozicionit të grave rome, është tema e Mbledhjes së punës për inkluzionin social të romëve në Republikën e Maqedonisë, që do të mbahet sot në Shkup, përcjell Fol.

Në mbledhje do të mbajnë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ministrja pa portofol e angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Samka Ibraimovska dhe këshilltarja koordinatore për politikat rome në Drejtorinë për zgjerim dhe politikë fqinjësore pranë KE-së, Marta Garsia Fidalgo. /Fol/