Ronaldo, Salah, Messi e Immobile – janë lojtarët e vetëm në top 5 Ligat Evropiane që kanë shënuar së paku 40 gola këtë sezon.
Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah, Leo Messi e Ciro Immobile, janë duke rivalizuar njëri-tjetrin këtë sezon. Duket se gjitha çmimet individuale këtë sezon, do të shkojnë për lojtarët në fjalë.

Ata janë futbollistët e vetëm deri më tani në top 5 Ligat Evropiane që kanë shënuar së paku 40 gola.

CR7 prin me 42 në 39 ndeshje, Salah me 41 gola në 46 ndeshje, Ciro Immobile me 41 gola në 45 ndeshje dhe Messi me 40 gola në 50 ndeshje.

Për dallim nga Ronaldo, tre lojtarët tjerë janë bindshëm larg rivalëve për “Këpucën e Artë” në Ligat ku luajnë, ndërsa lufta më e madhe po bëhet për “Këpucën e Artë” të Evropës.

Ronaldo mund të gëzohet me faktin se sërish është golashënuesi më i mirë në Champions. Ai aktualisht numëron 15 gola.