Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Giorgio Chiellini është i suspenduar për ndeshjen finale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi do të përballet me Milanin.

Qendërmbrojtësi italian u ndëshkua për herë të dytë në këtë garë në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale kundër Atalantën, që do të thotë se është i pezulluar për finale, transmeton Express.

Ndërkohë, Miralem Pjanic është gjobitur me 1.500 euro për simulim në tentim për ta fituar një penallti në ndeshjen e djeshme, veprim për të cilin është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Finalja e Kupës do të zhvillohet më 9 maj në stadiumin e Romës “Olimpico”.