Shoqata qytetare “Një dollarë për Dibrën” kanë kërkuar përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucione bashkë me përdorim të plotë të gjuhës shqipe.

Nga kjo shoqatë vlerësojnë se kërkesën për përdorimin e shqipes në formë peticioni ta dorëzojnë tek të gjitha ministritë dhe organet shtetërore.

Në organet e pushtetit lokal përfaqësimi i shqiptarëve arrin në 70 për qind që ka për bazë strukturën etnike të komunës, por në ndërmarrjet shtetërore dhe njësitë rajonale të ministrive përkatëse numri i shqiptarëve të punësuar është në rreth 40 për qind.