Me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takim mes Kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Takimi është caktuar për më 7 qershor të vitit 2023 (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11:00.

“Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë aktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë”, njoftojnë nga Qeveria.